Mitko Çavkov do të dalë nga burgu

Ish-drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov do të dalë nga burgu. Gjykata e Apelit e ka konfirmuar vendimin e Gjykatës Penale që Çavkov me pasuri të patundshme të garantojë se nuk do të ikë nëse del nga Burgu hetues u Shutkës ku e mban masën e paraburgimit, transmeton Portalb.mk.

Prokuroria për Krim të Organizuar ngriti ankesë për vendimin e Gjykatës Penale, por Gjykata e Apelit e ka refuzuar.

Tani për tani Çavkov  ende është në burg deri sa të nënshkruhet e gjithë pasuria me vlerë prej 600.000 eurove që e bën për garancë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button