VV i ofroi përkrahje protestës së nesërme, por u refuzua!

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se mbështetë protestën e nesërme të BSPK-së, për Ditën e Punëtorëve.

“Shfrytëzimi, kërcënimet dhe rreziku i lartë në punë ia kanë nëpërkëmbur punëtorëve të Kosovës dinjitetin duke ia përdhosur të drejtat. Vetë ligji aktual i punës i diskriminon, por edhe ato nene të këtij ligji që synojnë mbështetjen dhe mbrojtjen minimale në punë nuk respektohen. Nga njëra anë, shumica e njërëzve në Kosovë janë të papunë, nga ana tjetër shumica e atyre që janë në punë janë nën presione nga më të ndryshmet, qoftë për të punuar pa kontrata, apo pa sigurimet bazë të shëndetit dhe jetës, qoftë nën kërcënimin e vazhdueshëm të pushimit nga puna”, thuhet në njoftimin e VV-së, njofton RTV 21.

Tutje në njoftimin e VV-së thuhet se Kosova ka nevojë të bashkojë punëtorë e të papunë për ta transformuar këtë situatë që është krijuar si pasojë e një modeli ekonomik që ka njësuar pushtetin politik me interesat e biznesit oligarkik në sulmin e drejtpërdrejt ndaj punëtorëve.

Më tej në njoftimin e VV-së thuhet se këtë vit, pas një kohe të gjatë pasiviteti të BSPK-së, 1 Maji do të shënohet në Prishtinë përmes një proteste që është thirrur pikërisht nga BSPK-ja me disa kërkesa me të cilat Lëvizja VETËVENDOSJE! pajtohet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button