E vërtetuar shkencërisht: Hudhra, kundër diabetit, kancerit dhe pro zemrës

Është përdorur për mijëra vjet më parë për trajtimin e një sërë problemesh shëndetësore. Shkencëtarët kanë arritur së fundmi në përfundimin se hudhra ka realisht përfitime shëndetësore. Një studim i fundit ka zbuluar se konsumimi i kësaj erëze mund të ulë rrezikun e kancerit, sëmundjeve të zemrës dhe diabetit. Mënyra si e përgatisni gjithashtu ka shumë rëndësi , thonë shkencëtarët nga Universiteti  Nottingham. Ata kanë bërë një analizë të studimeve të mëparshme në lidhje me hudhrën, të cilat kanë qenë kontradiktore.

Hudhra e copëtuar, e shtypur në vaj, apo e fermentuar në alkool lëshon një shumëllojshmëri përbërjesh sulfuri – njohur ndryshe si kura e vjetër tibetiane me hudhër.

Hudhra është pjesë e familjes së bimëve me përbërësin allium, së bashku me qepët dhe preshin, që e absorbojnë sulfurin nga dheu.

Të njëjtët përbërës së sulfurit i japin hudhrës shijen dhe aromën dalluese.

Hudhra e ka origjinën nga Azia e Mesme, ku fillimit është përdorur rreth 8000 vite më parë nga banorët sumerianë. Në një papirus që daton që 1500 vite para Lindjes së Krishtit gjithashtu rekomandohet hudhra për trajtimin e një sërë problemesh shëndetësore, si sëmundjet e zemrës, lehtësimi i tretjes dhe përmirësimi i aktivitetit seksual. Grekët dhe romakët e lashtë e kanë përdorur gjithashtu hudhrën për trajtimin e plagëve dhe problemeve me mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes.

Louis Pasteur shkroi në vitin 1858 se hudhra mund të zhdukë bakteret. Në shekullin XX, doktori misionar Albert Schweitzer thuhet se ka përdorur këtë erz për të trajtuar dizenterinë në Afrikë.

Burimi: Daily Mail / Shendeti.com.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button