Sekretari amerikan i Shtetit, Pompeo mbron vendimin e presidentit Trump mbi Kudsin

Sekretari i sapoemëruar amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka mbrojtur vendimin e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të njohur Kudsin si “kryeqytetit të Izraelit”, raporton Anadolu Agency (AA).

Pompeo komentet i bëri në kryeqytetin e Jordanisë, Amman, në një konferencë për media me homologun e tij jordanez, Ayman Safadi.

Ai vuri në dukje se njoftimi i 6 dhjetorit të kaluar i presidentit Trump, që njohu Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”, nuk kishte përfshirë asnjë referencë në kufijtë sovran të qytetit, duke theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Washington-it për një “zgjidhje me dy shtete” për konfliktin.

Pompeo poashtu tha se administrata amerikane i kishte kërkuar udhëheqjes palestineze të kthehej në tryezën e negociatave me Izraelin, duke pohuar se SHBA-të mbështetën të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.

Sekretari amerikan i Shtetit poashtu tha se Siria nuk duhet të lejohet të kthehet në një strehë të sigurt për grupin terrorist DEASH, duke theksuar se shumë vende, përfshirë SHBA-të, kanë kontribuar në heqjen e krizës në atë vend. Megjithatë, ai shtoi se përdorimi i armëve kimike nuk do të tolerohej.

Safadi, nga ana e tij, tha se Jordania poashtu kërkon një zgjidhje me dy shtete për konfliktin e Lindjes së Mesme, duke theksuar nevojën për të “siguruar ekzistencën e një shteti të pavarur palestinez”.

Duke pohuar se bisedimet Palestinë-Izrael duhet të rifillojnë sa më shpejtë që të jetë e mundur, shefi i diplomacisë jordaneze theksoi se, “Qëllimi ynë, si ai i SHBA-ve, është të krijojmë një rajon pa konflikte”.

Sot më vonë, siç është planifikuar Pompeo do të takohet edhe me mbretin jordanez, Abdullah II.

Pompeo arriti në Amman dje për pjesën e fundit të turneut të tij rajonal, që poashtu e çoi edhe në Arabinë Saudite dhe Izrael.

Dhjetorin e kaluar, vendimi i presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për të njohur Kudsin si “kryeqytet të Izraelit”, shkaktoi kundërshtime dhe protesta nga e gjithë bota arabe dhe muslimane.

Kudsi mbetet në qendër të konfliktit prej disa dekadash të gjata të Lindjes së Mesme, me palestinezët që shpresojnë që Kudsi Lindor, i pushtuar nga Izraeli që nga viti 1967, përfundimisht të shërbejë si kryeqytet i një shteti të pavarur palestinez.

Në një lëvizje që asnjëherë nuk u njoh nga komuniteti ndërkombëtar, Izraeli aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, duke e cilësuar atë si kryeqytet të saj “të përjetshëm dhe të papjesëtuar”.

E drejta ndërkombëtare vazhdon t’i shoh Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si “territore të pushtuara” se të gjitha ndërtimet e vendbanimeve hebraike atje i konsideron si të paligjshme.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button