Mini-maratona “Të vrapojmë për shn’et”, Komuna e Çairit bën thirrje për pjesëmarrje

Komuna e Çairit mbështet vetiniciativën qytetare për organizimin e një mini-maratone në Çair nën moton “Të vrapojmë për shn’et”, maratonë e cila ka për qëllim mbledhjen e mjeteve për ndihmë fëmijëve të prekur nga kanceri, në repartin e Onkologjisë dhe Hematologjisë në Shkup.

Data e mbajtjes së maratonës është 5 maj (e shtunë) ndërsa pikëtakimi do të jetë në Parkun e Çairit në ora 11:00 ku paraprakisht do të ketë festival muzikor kurse në ora 13:00 fillon minimaratona afër “VERO-s”, pastaj do të vazhdohet në rrugën “Kemal Sejfulla”, më pas vazhdohet deri tek “Poliklinika e Çairit”, dhe përfundon në “Parkun e Çairit”.

Pjesëmarrës të maratonës parashihet që fillimisht të jenë nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme që gravitojnë në Komunën e Çairit dhe komunave përreth si dhe unioni i nxënësve të shkollave të mesme, unioni studentor, afarist të ndryshëm, këngëtare, aktorë, dhe të tjerë, si edhe të gjithë qytetarët që duan të marrin pjesë në këtë aktivitet humanitar.

“Të vrapojmë për shn’et” blej një numër sa ta do zemra, dhe ndihmo fëmijët që kanë nevojë.

Organizohet mini-maratonë në Shkup, e dedikuar për fëmijët e prekur nga kanceri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button