Formula 1: Lewis Hamilton fitues në Azerbajxhan

Piloti britanik i ekipit Mercedes, Lewis Hamilton, mbrëmë fitoi Çmimim e Madh të Azerbajxhanit në garën e Formula 1 që mbahet në Baku, raporton Anadolu Agency (AA).

Gara u mbajt në “Qarkun e Qytetit të Bakut”, një pistë e gjatë prej 6 kilometrash, në mbi 51 xhiro në kryeqytetin Baku.

Në xhiron e 49-të, Hamilton mori kryesimin pasi shoku i skuadrës së tij, Valtteri Bottas u përball me një plasje të gomës.

Duke lënë pas tij 2.4 sekonda pretenduesin tjetër të titullit, Kimi Raikkonen të Ferrarit, Hamilton arriti Çmimin e Madh të Azerbajxhanit, ndërsa Raikkonen doli i dyti.

Hamilton e mori fitoren e parë të këtij sezoni. Ai në karrierën e tij ka fituar 62 tituj të Çmimit të Madh.

Ndërkohë, piloti i Force India-s, Sergio Perez, doli në vendin e tretë.

Fitorja në Baku ka ndihmuar Hamiltonin që të arrijë në vendin e parë në renditjen e pilotëve në vitin 2018, edhe atë me plotë 70 pikë.

Hamilton ndiqet nga pilotët e Ferrarit, Sebastian Vettel dhe Raikkonen.

Vettel ka 66 pikë dhe Raikkonen deri më tani ka mbledhur 48 pikë.

Gara e pestë e këtij sezoni, Çmimi i Madh Spanjoll, do të mbahet më 13 maj.

– 10 pilotët më të mirë të Çmimit të Madh të Azerbajxhanit:

1. Lewis Hamilton (Mercedes)

2. Kimi Raikkonen (Ferrari)

3. Sergio Perez (Force India-Mercedes)

4. Sebastian Vettel (Ferrari)

5. Carlos Sainz (Renault)

6. Charles Leclerc (Alfa Romeo Sauber)

7. Fernando Alonso (McLaren-Renault)

8. Lance Stroll (Williams-Mercedes)

9. Stoffel Vandoorne (McLaren-Renault)

10. Brendon Hartley (Toro Rosso-Honda)

– Pozita e pilotëve:

1. Lewis Hamilton (Britania e Madhe ): 70 pikë

2. Sebastian Vettel (Gjermani): 66 pikë

3. Kimi Raikkonen (Finlandë): 48 pikë

4. Valtteri Bottas (Finlandë): 40 pikë

5. Daniel Ricciardo (Australia): 37 pikë

– Pozita e konstruktorit:

1. Ferrari: 114 pikë

2. Mercedes: 110 pikë

3. Red Bull: 55 pikë

4. McLaren: 36 pikë

5. Renault: 35 pikë

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button