Policia e Danimarkës arreston dy të dyshuar për sulme terroriste

Shërbimi i sigurisë në Danimarkë, bën të ditur se ka arrestuar dy vëllezër me origjinë nga Somalia të dyshuar për një komplot terrorist.

Këshilli i Sigurisë daneze dhe Shërbimit Informativ, deklaruan se personat e arrestuar janë të moshës 18 dhe 23 vjeç.

Siç raportohet njëri prej tyre u arrestua të hënën vonë në qytetin perëndimor të Arhus ndërsa tjetri pasi ka arritur me aeroplan në aeroportin ndërkombëtar të Kopenhagës.

Shërbimi Informativ Danez tha se ka dështuar një akt terrorist, por nuk ka dhënë ndonjë hollësi tjetër. /npr.org

Lajme të ngjashme

Back to top button