Sulm ndaj regjimit të Asadit dhe forcave të Iranit

Bazat ushtarake të regjimit të Asadit në qytetet siriane Hama dhe Halep kanë qenë cak i sulmeve, raporton Anadolu Agency (AA).

Gazetari i AA-së njoftoi se është goditur pika ushtarake e regjimit, e cila njihet si “Regjimenti i 47-të”, ku ka ndodhur një shpërthim i madh dhe ka shpërthyer zjarr.

Ndërkohë agjencia e lajmeve të regjimit Sana, mbrëmë rreth orës 22.30 njoftoi se dy bazat ushtarake të regjimit në Halep dhe Hama janë sulmuar me raketa.

Ndërsa sipas lajmit të agjencisë gjysmë zyrtare të Iranit ISNA, e cila njoftoi se në të dyja bazat ndodhen njësi të mbështetura nga Irani, në këto sulme kanë humbur jetën shumë persona në mesin e të cilëve të paktën 18 pjesëtarë të forcave iraniane.

Edhe më parë bazat e regjimit në Homs dhe Damask ku janë të vendosur forcat e mbështetura nga Irani, ishin cak i sulmeve raketore.

Burimet e regjimit dhe Iranit kishin pohuar se sulmet janë kryer nga Izraeli, ndërsa zyrtarët izraelit shmangin deklarata pohuese ose mohuese.

Izraeli aktivitetet e saja ajrore ushtarake mbi Sirinë i koordinon me Rusinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button