Britania, Franca dhe Gjermania mbështesin marrëveshjen bërthamore me Iranin

Britania, Franca dhe Gjermania kanë rënë dakord se zbatimi i marrëveshjes bërthamore me Iranin është “mënyra më e mirë” për ndalimin Teheranit nga zhvillimi i armëve bërthamore, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë, qeveria britanike tha se dakordimi u arrit gjatë telefonatave të ndara të realizuara gjatë fundjavës nga kryeministrja Theresa May me presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Sipas deklaratës së lëshuar nga qeveria britanike, liderët diskutuan rëndësinë e marrëveshjes bërthamore të Iranit, Planit të Përbashëkët të Veprimit, si një mënyrë më e mirë për të neutralizuar kërcënimin e një Irani të armatosur me armë bërthamore, duke u dakordësuar se përparësia e tyre si komunitet ndërkombëtar mbetet pengesë ndaj Iranit për të zhvilluar  armë bërthamore.

“Ata ranë dakord se ka elemente të rëndësishëm që marrëveshja nuk i mbulon, por që duhet t’i adresojnë, duke përfshirë raketat balistike, çfarë ndodh kur skadon marrëveshja, si dhe aktivitetin rajonal destabilizues të Iranit”, theksohet në deklaratë.

Neë deklarate poashtu thuhet se liderët janë “të përkushtuar që të vazhdojnë të punojnë ngushtë së bashku dhe me SHBA-të se si të trajtojnë sfidat që Irani parashtron, duke përfshirë ato çështje që një marrëveshje e re mund t’i mbulojë”.

Kombet e Bashkuara (OKB), Bashkimi Evropian (BE) dhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) të hënën e kaluar kërkuan ruajtjen e marrëveshjes bërthamore iraniane përpara afatit të skadimit më 12 maj të vendosur nga presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.

Deri në atë datë, Trump duhet të përcaktojë nëse ai do të vazhdojë të zgjasë sanksionet lehtësuese ndaj Iranit me ose pa marrëveshjen që ai ka kërkuar nga aleatët e tij perëndimorë. Nëse ai nuk do të japë ndihmën, marrëveshja me siguri pothuajse do të shembet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button