“One Kiss” e Dua Lipas në vendin e parë në top listën britanike

Calvin Harris dhe Dua Lipa në një garë të ngushtë me Ariana Grande kanë mbajtur vendin e parë në top listën britanike.

Kënga e dyshes “One Kiss” është dëgjuar 8,7 milionë herë nëpër platforma të ndryshme në Britani gjatë javës që shkoi.

“No Tears Left To Cry” e Ariana Grande ka debutuar në vendin e dytë me 7.3 milionë klikime. Kjo është kënga e parë e Arianas që nga koncerti i vitit të kaluar në Mançester, ku pati një sulm i cili la të vdekur 22 persona.

Java që shkoi pati edhe këngë të reja në top listë, si 2002 nga Anne-Marie dhe “Familiar” nga Liam Payne dhe J Balvin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button