Eurozona pas Brexit, propozime për reforma në BE

Deri në qershor, Gjermania dhe Franca do të dorëzojnë planin për reformën e Eurozonës, i konsideruar i nevojshëm pas shkëputjes së Britanisë së Madhe nga blloku europian, transmeton Top Channel.

Ministrat e Financave të të dy vendeve zotohen të përgatisin në kohë një udhërrëfyes, çka konsiderohet arritje e madhe pas rezistencës që i kanë bërë gjermanët ideve të mëhershme të Emmanuel Macron lidhur me bashkëpunimin ekonomik dhe atë financiar në vendet ku përdoret monedha e përbashkët euro.

Shefi i Elizesë pat hedhur idenë e krijimit të pozicionit të Ministrave të Financave të Eurozonës si dhe mundësimin e huave të përbashkëta nga shtetet anëtare.

Megjithatë, më vonë ai vendosi të hiqte dorë nga synime të tilla në favor të thellimit të unionit bankar të BE-së. Berlini deri vonë është treguar skeptik ndaj propozimit të Macronit për bashkimin e burimeve financiare.

Mjaft ligjvënësve të Budestagut u duket se Gjermania do të japë më shumë para për fqinjët më të varfër si Italia dhe Greqia – sesa do të marrë nga një fond kolektiv. Për ekzkekutivin gjerman, një fondi i tillë duhet gjithashtu të lidhet e kushtëzohet nga reforma ekonomike.

Ka shpresa që në plan afatgjatë në mbarë BE-në do të zbatohet një skemë sigurimi për depozitat bankare, megjithatë kancelarja gjermane Angela Merkel tha se përpara se të ndërmerren hapa të mëtejshme drejt një sigurimi kolektiv duhet të reduktohet rreziku në sektorin bankar.

Merkel është zotuar që të paraqesë propozimin e përbashkët për një plan reformash së bashku me Francën përpara samitit që do të zhvillohet në Bruksel me 28 qershor.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button