Visar Ganiu: Isha në koncert me Ahmetin, mediat kanë publikuar informata se më kanë rrahur

Pas informatave të publikuara në disa media se kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, është rrahur nga bashkëpartiakët, përfaqësues të një fraksioni tjetër në BDI, Ganiu i ka demantuar të njëjtat, njofton Portalb.mk.

“Nuk është e saktë se më kanë sulmuar, nuk e di se pse i shpikin këto gjëra. Dje isha në koncertin e Inva Mulës, ndërkaq atje ka qenë edhe lideri Ali Ahmeti. Është publikuar se më paska rrahur grupi i Bekir Asanit, por kjo nuk është e vërtetë, mes nesh nuk ka mosmarrëveshje, të gjithë jemi pjesë e udhëheqësisë qendrore të BDI-së”, ka deklaruar Ganiu për “Fokus”.

Ndryshe, mediat kanë plasuar informata për rastin në fjalë duke u thirrur në burime nga Komuna e Çairit. Të njëjtat kanë shkruar se mospajtimet të cilat gjatë kohë kanë ekzistuar në strukturat e BDI-së, veçmas në degën e Çairit, ka dalë në opinion me çka një grup i paidentifikuar, përfaqësues i një fraksioni në Çair, e ka rrahur kryetarin e Ganiu, duke e tërhequr nëpër korridoret e objektit të komunës.

Tetovë, koncert mahnitës i divës Inva Mula (VIDEO)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP