Merkel, Macron dhe May, apel të përbashkët për Trump

Angela Merkel, Emmanuel Macron dhe Theresa May, i kanë drejtuar shteteve të bashkuara të Amerikës një apel të përbashkët: mos vendosni taksa mbi mallrat nga BE përndryshe unioni do të kalojë në mbrojtje të interesave të tij.

Pozicioni i përbashkët, ka thënë një zëdhënës i qeverisë gjermane, i cituar nga mediat ndërkombëtare, është arritur gjatë një bisede telefonike mes liderëve të Gjermanisë, Francës dhe mbretërisë së bashkuar. Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur tarifa prej 25 për qindësh mbi importet e hekurit dhe 10 për qind mbi ato të aluminit, por e ka përjashtuar BE evropian nga masa deri më 1 maj, duke rezervuar të drejtën për të marrë një vendim pas kësaj date, transmeton TCH.

Ndërsa për sa i takon Iranit, Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe mbështesin marrëveshjen bërthamore me republikën islamike, duke e quajtur mënyrën më të mirë për të penguar Teheranin të prodhojë armë bërthamore. Të tre liderët janë dakord sidoqoftë, edhe të amendojnë tekstin e marrëveshjes, duke e zgjeruar përmbajtjen dhe duke mos e përjashtuar mundësinë e një marrëveshjeje të re.

Trump do të vendosë brenda 12 majit nëse do të tërhiqet apo jo nga marrëveshja. Ndërkohë, presidenti i Iranit, Hassan Rouhani, mësohet ti ketë thënë presidentit francez Macron, se marrëveshja bërthamore nuk është e negociueshme. Sipas presidencës iraniane, vendi nuk do të pranojë asnjë kufizim që shkon përtej angazhimeve të tij të marra më herët.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button