1 Maji, sot në Shkup po protestohet!

Këtë vit, pas shumë vjet pauze, sindikata më e madhe, LSM-ja, vendosi ta mobilizojë anëtarësinë për protestat e 1 majit – me qëllim të shënimit të Ditës ndërkombëtare të punës, njofton Portalb.mk.

Nën moton “Rrugët janë të ndryshme, qëllimi është i njëjtë” marshi do të fillojë përpara ndërtesës së LSM-së dhe do të vazhdojë deri te Kuvendi dhe Qeveria e Republikës  së Maqedonisë.

Protestat e 1 majit këtë vit janë vetëm një hap drejt rikthimit të reputacionit të dëmtuar të sindikatave në vend, por duhet punuar shumë për t’u rikthyer funksioni dhe roli i vërtetë i sindikatave, komentojnë përfaqësuesit e disa organizatave sindikale që do të marrin pjesë në protestat e 1 majit. Njëra nga kërkesat kyçe është ndryshimi i Ligjit aktual për marrëdhënie të punës ose miratimi i një ligji krejtësisht të ri, nga i cili varet statusi ekonomik dhe social i punëtorëve,  shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

Marrëveshje kolektive dhe rroga më të larta – kërkesat kyçe të sindikatave…

“Protesta më masive u mbajt në vitin 2015, kur nën moton “Mos rini të relaksuar që të mos ju largojnë nga puna” e shprehëm pakënaqësinë nga Ligji i ri për nëpunës administrativë. Përpjekja ishte e suksesshme, sepse një pjesë e kërkesave të sindikatës u pranuan me ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për administratë që u bënë para do kohësh. Por, kjo mjafton. Bashkëpunimi i vendosur dhe korrekt me Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë jep shpresë se të gjitha kërkesat dhe vërejtjet e arsyeshme do të pranohen dhe do të fitojmë një ligj bashkëkohor, gjegjësisht ligj që e çmon mundin dhe i shpërblen dhe i avancon të suksesshmit”, – thotë Peco Grujevski nga Sindikata e punëtorëve të administratës, organeve gjyqësore dhe shoqatave qytetare (SPAOGJSHQ), një prej sindikatave degë të Lidhjes së sindikatave të Maqedonisë (LSM), që i mbështetën protestat e 1 majit të këtij viti.

SPAOGJSHQ është sindikatë që konsiderohet si më e madhe për nga numri i punëtorëve, mirëpo edhe sindikatë që duhet t’i mbrojë të drejtat e punëtorëve të administratës, duke përfshirë edhe gjyqësorin, të cilët shpeshherë etiketohen si njerëz “partiakë”. Nga SPAOGJSHQ thonë se edhe përkundër të gjitha vërejtjeve të arsyeshme në adresë të administratës, edhe atje ka njerëz të ndershëm që e fitojnë bukën në mënyrë të ndershme dhe se politika është ajo që e ka kontaminuar administratën shtetërore. Një nga çështjet kyçe dhe të dhimbshme për administratën është Marrëveshja kolektive.

“Sindikata e SPAOGJSHQ gjatë muajve të kaluar nënshkroi disa marrëveshje kolektive, në të cilat me punëdhënësit e përcaktuam të drejtën për regres për pushim vjetor, rrogë të trembëdhjetë, shpërblime jubilare. Vendosëm një dialog korrekt social që do të na mundësojë që së bashku me punëdhënësit, përmes dialogut, t’i zgjidhim problemet, e jo problemet dhe greva. Mirëpo, për fat të keq, për organet gjyqësore problemet mbeten. Në dekadën e fundit, ministria nuk ka treguar ndonjë interesim që të bisedojë dhe t’i zgjidhë problemet që janë mbledhur me vite”- tha sindikalisti i parë, Grujevski për Portalb.mk.

Protestat e 1 Majit këtë vit fituan edhe një dimension tjetër, atë qytetar, nëpërmjet iniciativës “Stop për përmbaruesit”, e cila i dha mbështetje Konfederatës së organizatave të sindikatave. Marjan Risteski nga Konfederata e organizatave të sindikatave është decid se në vitet e fundit, të drejtave e punëtorëve janë shkelur në mënyrë sistematike dhe legaliste.

“Jemi dëshmitarë se gjatë periudhës së kaluar vazhdimisht silleshin ligje që ishin në dëm të punëtorëve. Sot punëtorët përballen me probleme të mëdha: pagesë jo e rregullt e rrogave dhe e kontributeve, mobing në vendet e punës, punëtorë që punojnë në kushte të vështira, pa pajisje adekuate mbrojtëse dhe punëtorë vazhdimisht janë të frikësuar për vendet e tyre të punës. Thënë thjesht, sot punëtori i Maqedonisë është në një situatë shumë të vështirë ekonomike dhe sociale”, thotë sindikalisti Risteski, dhe thekson se kjo është pasojë e lëvizjes së rrënuar sindikale.

“Tashmë një kohë të gjatë lëvizja sindikale në Maqedoni ishte në kolaps total, mund të thuhet se pothuajse as që ekzistonte. Mirëpo, lirisht mund të them se kohët e fundit, me ardhjen e qeverisë së re, u zhbllokuar lëvizja sindikale në Maqedoni dhe punëtorët kishin mundësi që lirshëm të organizojnë (të regjistrojnë) organizata sindikale dhe lirshëm të anëtarësohen dhe të bashkohen në sindikata “- konsiderohen Ristevski.

Një nga kërkesat e përbashkëta sindikale është ndryshimi i Ligjit aktual për marrëdhënie të punës ose miratimi i një ligji krejtësisht të ri, rroga më të larta dhe jetën me dinjitet e punëtorëve.

Të dhënat tregojnë se madje 70% e punëtorëve kanë marrë një rrogë më të vogël se sa mesatarja republikane prej 376 eurosh, dhe pikërisht “shporta sindikale e konsumit” tregon se për të mbijetuar një familjeje i duhen të paktën 500 euro në muaj.

Njëra nga kërkesat e sindikatës SPAOGJSHQ do të jetë edhe rritja e rrogave të punëtorëve të administratës, ndërsa Konfederata e organizatave të sindikatave gjithashtu kërkon rritje të rrogës minimale dhe pagesë të K15, kompensimit të cilin punëdhënësit janë të obliguar me ligj që ta paguajnë, mirëpo është problematike sa dhe si bëhet kjo.

“Qeveria është e obliguar që t’i kthejë të gjitha drejtat e mohuara gjatë viteve të fundit, edhe atë jo vetëm kaq, por duhet edhe t’i avancojë ato. Ajo duhet të mendojë për rritjen e rrogave, ta zvogëlojë javën e punës, ta eliminojë eksploatimin e punëtorëve, të cilët nga pronarët konsiderohen si robër”, thotë udhëheqës i sindikatës Grujevski.

Përmirësim të statusit social dhe ekonomik të punëtorëve kërkojnë edhe nga Konfederata e Risteskit.

“Kërkojmë ndryshim të plotë të Ligjit për marrëdhënie të punës: më tepër mundësi për pensionim (sipas moshës dhe sipas stazhit), pagesë të K-15, rritje të rrogës minimale, punësimet e përkohshme bëhen të përhershme dhe të rishqyrtohet të nenit të ligjit në lidhje me përfaqësimin” – thotë Risteski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button