Tetovë, koncert mahnitës i divës Inva Mula (VIDEO)

Me duartrokitje të gjata dhe me mahnitje publiku tetovar priti sonte divën shqiptare, sopranen Inva Mula. Me zërin e saj që padyshim ngjall emocione te secili, ajo arriti të sjell magjinë e këngëve më të njohura shqiptare dhe të huaja, shkruan Portalb.mk.

Së bashku me dirigjentin Gridi Kraja dhe me filarmoninë e Maqedonisë, në Pallatin e Kulturës së Tetovës sonte jehoi arti i mirëfilltë. Salla e mbushur përplot u kënaq nën tingujt e Traviatës së Verdit si dhe evergrinin Moj e bukura More.

Inva Mula
Inva Mula

Në stilin e saj, Mula këndoi me zemër dhe ishte tejet e emocionuar nga pritja që ju bë saj.

Sopranen e njohur e solli “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare” në krye me drejtorin artistik Fatos Lumani dhe atë të festivalit Afrim Farizi.

Repertuari i festivalit është i mbushur me koncerte ndërsa më 3 maj në Pallatin e Tetovës në ora 19.00 do të ketë koncert Orkestra Rinore e Shqiptarëve të Maqedonisë.

Inva Mula

Në fillim të programit u prezantua simfonia “Nuredini” e përpiluar nga kompozitori austriak Meinhard Rüdenauer e dedikuar Aki Nuredinit, përkrahës e promovues i artistëve shqiptarë.

Sekretari i ministrisë së Kulturës Valmir Aziri përgëzoi, falënderoi dhe i dhuroi mirënjohjen Aki Nuredinit i cili me vendim unanim të Bordit të Festivalit Skena e Muzikës Serioze Shqiptare u shpall si Mik i Artit për krijimin e urave të bashkëpunimit ndërkulturor.

Koncerti është i mbështetur nga Ministria e Kulturës teksa në mesin e pjesëmarrësve përpos të mirënjohurve si Ridenhauer dhe Nuredini kishte politikanë, artistë e të tjerë.

Portalb.mk është sponzor medial i manifestimit “Skena e Muzikës Serioze Shqiptare

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button