Shqiptari nga Kosova vritet në Francë nga fqinji sepse ia prishi qetësinë

Një 30 vjeçar shqiptar nga Kosova është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së mërkurës, 25 prill 2018, në Mulhouse të Francës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:45 në një ndërtesë të vogël banimi në rrugën “Rue des Juifs”, në lagjen Dornach. Kanë qenë fqinjët ata të cilët e kanë dhënë alarmin pasi kanë dëgjuar të shtënat me armë, shkruan “France Bleu”, transmeton oranews.

Autori i krimit, një person 35-vjeçar është ende në arrati dhe i kërkuar nga policia. Trupi i pajetë i viktimës është gjetur në oborr. Dyshohet se ai është vrarë me pushke nga fqinji i tij nga kati i tretë, për shkak te zhurmës së madhe që po bënte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button