Valon Behrami edhe zyrtarisht në Napoli

Valon Behrami pas një viti të suksesshëm në Fiorentina, ka kaluar për të luajtur në Napoli. Kjo sot është konfirmuar edhe zyrtarisht. Napoli me sukses i ka përmbyllur bisedimet me Valon Behramin, dhe pas  kontrollit mjekësor , kosovari 27-vjeçar, reprezentues me Kombëtaren e Zvicres, ka nënshkruar kontratën me Napolin duke zyrtarizuar kështu fundin e bashkëpunimit me skuadrën nga Firenca. 

Krahas angazhimit të Behramit, napolitanët sot kanë arritur marrëveshje për angazhimin edhe të  reprezentuesit italian Alesando Gamberini. Gamberi deri tashti luajti për disa skuadra italiane, si Bolonjën, Veronën dhe së fundi Fiorentinën.

Lajme të ngjashme

Back to top button