Ministrat e Jashtëm të Turqisë, Rusisë dhe Iranit u takuan sot në kryeqytetin rus Moskë

Ministrat e Jashtëm të Turqisë, Rusisë dhe Iranit u takuan sot në kryeqytetin rus Moskë në kuadër të një takimi në lidhje me Sirinë, raporton Anadolu Agency (AA).

Mevlüt Çavuşoğlu, Sergey Lavrov dhe Xhevad Zarif u mblodhën në kuadër të takimit trepalësh të Ministrave të Jashtëm Turqi-Rusi-Iran, ku do të diskutohet për krizën në Siri dhe hapat e nevojshëm për në të ardhmen.

Ministri turk Çavuşoğlu fillimisht zhvilloi një takim dypalësh me homologun iranian Zarif, duke biseduar rreth bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e ekonomisë dhe turizmit dhe në lidhje me çështjet rajonale, veçanërisht krizën në Siri.

Më pas, shefi i diplomacisë turke u takua edhe me ministrin e Jashtëm rus Lavrov, me ç’rast tha se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Rusisë janë duke u përmirësuar çdo ditë e më shumë dhe se dy vendet zhvillojnë aktivitete të përbashkëta rreth çështjeve rajonale.

Pas takimeve dypalëshe, Çavuşoğlu kaloi në takimin ministror trepalësh, pas të cilit pritet të prononcohet për mediat.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button