Kështu llogariten kaloritë në ushqim

Kaloritë janë matëse të sasisë së energjisë që përmban ushqimi, dhe luajnë një rol kyç në shkencën e ushqimit. Në fundin e shekullit 19, shkencëtarët nisën punën e mundimshme të matjes së kalorive të ushqimit duke e djegur atë në një kontenier të mbyllur dhe matur nxehtësinë që çlirohej.

Ndërkohë që studionin rezultatet, u shfaq një rregull: për nga pesha, dhjami përmban nëntë kalori për gram, pothuaj sa dyfishi i proteinave apo karbohidrateve.

Kjo çoi në të ashtuquajturin sistem Etuotër  (Atwater) për llogaritjen e kalorive në ushqim, pa testime laboratorike: gjej pjesën e dhjamit, proteinave dhe karbohidrateve që përmban, dhe shumëzoje me faktorin Etuotër, dhe do të gjesh kaloritë në secilin përbërës.

Por ndërkohë që është mënyrë e shpejtë dhe e lirë, ka shqetësim se sistemi Etuotër nuk llogarit mënyrën se si trupi i përdor kaloritë. 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP