Ekipi i OKB-së takon myslimanët Rohingya në Bangladesh

Një delegacion i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ka arritur në Bangladesh për të vizituar kampin e refugjatëve Rohingya si dhe për të diskutuar krizën me zyrtarët lokalë, njofton AP.

Kjo vizitë ka ardhur në kohën e riatdhesimit të vonuar të rreth 700,000 refugjatëve Rohingya që janë larguar nga Mianmari drejt Bangladeshit për t’i ikur dhunës së udhëhequr nga ushtria.

Ekipi ka arritur të shtunën në Cox Bazar.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Bangladeshit, Khurshed Alam, ka thënë se vizita ka qenë “shumë e rëndësishme” derisa komuniteti ndërkombëtar vazhdon të bëjë presion ndaj Mianmarit për krijimin e ambientit të sigurt në procesin e kthimit të refugjatëve.

Alam ka thënë se ekipi do të takohet të dielën me refugjatët.

Bangladeshi dhe Mianmari janë pajtur në muajin dhjetor për të nisur riatdhesimin e refugjatëve në janar, mirëpo procesi është zgjatur që nga ajo kohë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button