Londër 2012, nis dyndja e atletëve

Atletë, zyrtarë dhe sponsorë nisën dyndjen në Londër dhe në fshatin olimpik, 11 ditë përpara se Lojrat Olimpike të fillojnë zyrtarisht. 

Aeroporti kryesor i kryeqytetit britanik, “Heathrow”, është duke përjetuar ditën e tij më të ngarkuar në shumë vjet, ndërsa korsitë e dedikuara për këtë aktivitet kanë nisur të përdoren në masë.

Stafi i Lojrave Olimpike është duke pritur në korridore të posaçme në aeroport mijëra atletë që do të vijnë nga të gjithë vendet e botës dhe të hënën, parashikohet që numri i pasagjerëve që do të përpunohen të jetë rreth 237 mijë, katër mijë më shumë se rekordi absolut dhe shumë më tepër se mesatarja prej 190 mijë udhëtarësh në ditë.

Aeroportet e tjera në vend, sidomos ato sekondare në Londër, gjithashtu kanë përjetuar një numër të ndjeshëm të rritjes së fluksit.

Skuadra amerikane e garave me vela, ishte e para që mbërriti në Londër, ndjekur nga gjimnastët rusë dhe atletë italianë, kamboxhianë dhe bregofildishtas.

Puna ka nisur edhe në laboratorin që do të zhvillojë gjatë kompeticionit mbi 6 mijë teste droge.

Ndërkohë, forca policore nga pothuajse e gjithë Britania janë transferuar përkohësisht në Londër, për të ndihmuar në mbarëvajtjen e aktivitetit më të rëndësishëm sportiv, së bashku me Botërorin e futbollit.

Lajme të ngjashme

Back to top button