Gjarpërinj të uritur, të parrezikshëm bredhin rrugëve të Qendrës dhe Karposhit

Pas gjarprit që u pa në asfalt në qendër të qytetit, u paraqit edhe një në Karposh, dhe për këtë ngjarje qytetarët informacionet e tyre, fotografitë dhe frikën e ndajnë në rrjetet sociale. Rreth këtyre ngjarjeve në pjesën urbane të Shkupit, në një mënyrë u lidhën me rastin e kafshimit i një gruas nga gjarpri në Negotinë, e cila përfundoi në klinikën infektive në Shkup. Shfaqja e gjarpërinjve në qytet ka frikësuar banorët, por ekspertët thonë që nuk ka vend për panik pasi që nuk bëhet fjalë për infektim nga gjarpërinjtë. Ata thonë se kjo është e zakonshme, që në pranverë të ketë paraqitje më të madhe të gjarpërinjve, transmeton Nova Makedonija, përcjell Portalb.mk.

Këto kafshë tani janë më të lëvizshme, pasi që gjatë dimrit janë jo aktive, në një farë mënyrë janë në gjumë të dimrit. Tani ata janë në gjah për tu ushqyer, dhe në të shumtën e rasteve fshihen në vende ku ka bari të lartë, dhe mu për këtë duhet të kositet bari me qëllim që të vërehen më lehtë.

Shkupjanët ende mbajnë mend rastin e vjetshëm ku gjarpri u shfaq në shportën e mbeturinave të një firme në Kapishtec. Për atë atëkohë thanë se ka rënë nga Vodno për të kërkuar ushqim dhe ka përfunduar në shportën e mbeturinave.

Ata që mirë i njohin gjarpërinjtë thonë se në këtë periudhë ato mund të shfaqen kudo, madje ka pasur raste të shfaqen edhe në ndonjë shtëpi.

Por sqarojnë se për të ndodhur ajo, gjarpërinjtë duhet të gjejnë hapësirë të përshtatshme, gjegjësisht vend për tu fshehur dhe për të ngrënë.

Prandaj ata këshillojnë që të eliminohen burimet e ushqimit dhe gjithsesi të largohen mundësitë që gjarpërinjtë të fshihen. Në pjesët urbane është e patjetërsueshme që të kositet bari dhe hapësirat publike dhe kopshtet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button