Po pastrohen deponitë në Prilep

PREMTIM: Pastrimi i të gjithë deponive

[Burimi: Programi zgjedhor i Ilija Jovanoski për zgjedhjet lokale 2017-2021 – “Jetë në Prilep për të gjithë” (faqe 22), data: tetor 2017]

ARSYETIM:

Në fushatën e zgjedhjeve lokale (tetor 2017) kryetari i Komunës së Prilepit Ilija Jovanoski, si kandidat i LSDM-së për kandidat komune, premtoi pastrim të deponive të egra në qytet. Premtimi i përmendur është në mesin e projekteve me prioritet në programin zgjedhor të Jovanovskit: Jetë në Prilep për të gjithë” (faqe 22), në pjesën PRILEP (NJË PRILEP TË PASTËR EKOLOGJIK). Sipas verifikimi të “Vërtetmatësit” realizimi i këtij premtimi zgjedhor është duke u realizuar. 

Me 22 prill të vitit 2018 me rastin e Ditës së Planeti Tokë në Prilep filloi aksioni njëmujor për pastrimin e deponive të egra. Mediumet transmetuan deklaratën e NKP “Komunalec”, Xvonko Jovanoski në të cilën informoi se do të pastrohen dhjetë deponi të egra të detektuara në zonën e komunës. Njëkohësisht ai bëri apel deri te qytetarët deri te qytetarë dhe deri te firmat ndërtuese, për rritje të vetëdijes ekologjike dhe mbrojtjes së mjedisit jetësor, duke dëshmuar se kujdestarët komunal të inspektimit do të kontrollojnë gjendjen e hedhjes së mbeturinave, dhe mbetjeve prej ndërtimeve, por edhe se do të dënohen individët dhe kompanitë.

Luftën me deponitë e egra do ta fitojmë vetëm atëherë kur qytetarët dhe kompanitë ndërtuese do të jenë aleatët tanë, dhe jo kundërshtarë. Deponija “Alinici” është në dispozicion për zhvendosjen çfarëdo lloj mbeturine dhe mbetje prej ndërtimtarisë të mund të deponohet aty. Apelojë deri te kujdestarët komunal të inspektimit që të dalin në teren dhe të shohin këto pamje të këqija dhe t’i ndalojnë. Njëkohësisht t’i drejtojnë edhe kompanitë ndërtuese që mbeturinat e tyre t’i deponojnë në deponinë “Alinci”, ndërsa ato të pandërgjegjshmit dhe të papërgjegjshmit të dënohen. Vetëm ashtu do të mund të mbrojmë mjedisin jetësor, të mbrojmë qytetin dhe planetin Tokë, deklaroi Jovanoski

Atëherë u kumtua se edhe pas pastrimit të deponisë së tyre te mbikalimi, në hyrje të Prilepit (nga ana e Manastirit), në të cilën janë groposur 350 metër kub mbetje inerte dhe komunale, do të pastrohen deponitë e gra mbi kazermën “Mirçe Ancev”, Ura Zapolloshki, në rrugën drejt fshatit Orevoes, mbi lagjen “Kuzman”, te rruga Markova çeshma dhe ura e Lenishkut, në rrugën drejt liqenit artificial, dhe në më tepër lokacione në lagjen Trizlla.

Informacioni se NKP “Komunalec” pastron deponitë e egra në Prilep”m është publikuar edhe në ueb-faqen e Komunës së Prilepit.

 

BURIME:

Burimi: Vertetmates

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Të nderuar komentues! Duke mos dashur të cenojmë opinionet tuaja, lutemi që ato të mos përmbajnë gjuhë të urrejtjes, fyerje dhe ofendime personale dhe të jenë në lidhje me shkrimin, apo temën për të cilën komentohet. Në të kundërtën, nuk do të publikohen. Ju falenderojmë që na ndiqni dhe ju ftojmë të vazhdoni të jeni pjesë e Portalb.mk

*

VERZIONI DESKTOP