Shtrenjtohet dizeli dhe benzina

Çmimi i benzinave rritet për pesë denarë, ndërsa i dizelit për katër denarë për një litër, vendosi sot Komisioni rregullator për energjetikë.

Nga mesnata, çmimi me pakicë i eurosuper BS-95 do të arrijë 80.5 denarë për litër, ndërsa i eurosuper BS-98 do të jetë 82 denarë për litër, ndërsa një litër eurodizel (D-E V) tani do të shitet me çmim prej 68.5 denarë për një litër. Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (VEL-1) do të kushtojë 57 denarë për një litër.

Çmimi me pakicë i mazutit M-1 HS rritet për 3 denarë dhe tani do të kushtojë 42.4 denarë për një kilogram./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button