Elena Trifunovska: Nuk duhet që të përzihet gjuha e urrejtjes me shpifjen dhe ofendimin (VIDEO)

“Po bëhet trend që të paraqitet diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes në fushën online që të parandalohet zhvilli i të njëjtave, por është e rëndësishme edhe neutraliteti teknik. Më saktë, sa më shpejtë që evoluon teknologjia informatike, aq më shpejtë duhet që të zhvillohen edhe të përshtaten edhe ato mekanizna, por edukimi i shfrytëzuesve nuk e ndjek gjithmonë shpejtësinë e teknologjisë”, tha mes tjerash, Elena Trifunovska nga Fondacioni për Internet dhe Shoqëri “Metamorphosis”, në emisionin e mbrëmshëm në “Studio 1” në TV1, njofton Portalb.mk.

Ashtu siç tha Trifunovska, edukimi i shfrytëzuesve të rrjeteve sociale është kyçe. Fëmijët gjithnjë e më shumë dhe më herët fillojnë që t’i shfrytëzojnë, por edhe shfrytëzuesit më të vjetër nuk janë të mësuar dhe më rëndë e mësojnë zbatimin e mekanizmave.

“Gjendja është problematike duke e pasur parasysh se sa prej nesh çdo ditë i përdorim mediat sociale dhe sa kohë kalojmë në to, por edhe çfarë lloji të informatave na interesojnë ose me çfarë informata na targeton ai që të njëjtat i publikon”, tha Trifunovska.

Rastet e gjuhës së urrejtjes në internet dhe në media paraqiten në Prokurorinë Themelore Publike dhe në Njësinë për Luftë Kundër Krimit Kompjuterik në MPB. Sipas saj, raportet e tyre, të “Freedom House” dhe “Raportuesve Pa Kufij” tregojnë se rastet nuk procesuohen në mënyrën siç e parasheh ligji.

“Nëse i shohim statistikat në Këshillin e Etikës, në vend të tretë janë paraqitjet nga qytetarët për gjuhë të urrejtjes nga numri i përgjithshëm i paraqitjeve që i kanë marrë dhe në 30% prej vendimeve të rasteve të zgjidhura, mu gjuha e urrejtjes është arsyeja për paraqitje”, thotë Trifunovska, duke shtuar se nuk duhet që të përzihen gjuha e urrejtjes me shpifjen dhe ofendimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button