Andrej Zhernovski po përgatitet për zv/ministër të Punëve të Jashtme

Ish kryetari i Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, po përgatitet që të bëhet zëvendësministër i Nikolla Dimitrovit në Ministrinë e Punëve të Jashtme, njofton Portalb.mk.

Qeveria e planifikon Zhernovskin për këtë ministri, ndërkaq ashtu siç mëson javorja “Fokus” plani mund të jetë zyrtar gjatë rikonstruimit pranveror të Qeverisë, të cilën e paralajmëroi kryeministri Zoran Zaev.

Sipas burimeve të javores, vendimi ende nuk është miratuar, por ka gjasa të mëdha që Zhernovski ta marrë këtë funksion. Atij i është premtuar vend në Qeveri pasi që në zgjedhjet lokale hoqi dorë që të kandidohet për mandat të dytë në Komunën Qendër.

Vendin e zëvendësministrit në MPJ, vazhdon që ta mbajë kuadri i Ziadin Selës nga Aleancë për Shqiptarët. Arta Toçi nuk u shkarkua nga ky post, edhe pse Sela doli nga Qeveria dhe kërkoi që të shkarkohen të gjithë funksionarët e partisë së tij.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button