Aktori i njohur shpallet fajtor për abuzim seksual

Aktori amerikan Bill Cosby është deklaruar fajtor për abuzim seksual nga një gjykatë amerikane. Ai u akuzua nga Andrea Constand, një ish-punonjëse e Temple University, se e ka droguar dhe ngacmuar seksualisht në shtëpinë e tij në Filadelfia, në janar të vitit 2004.

Ai u deklarua fajtor për tre ngacmime seksuale, ku rrezikon nga 10 vite burg për secilën prej tyre.

Gjykata dëgjoi dëshminë e Andrea Constand, duke u shprehur vetëm pas 14 orë këshillimi.

Pozita e aktorit u rëndua, pasi edhe ish-modelja Janice Dickinson, dëshmoi kundër tij.

Cosby i ftonte viktimat e tij në shtëpi, duke pretenduar se do i ndihmonte me karrierën, më tej u jepte një koktej me valium, në mënyrë që ato të mos rebeloheshin.

Aktori është aktualisht 80 vjeç, ndërsa do të vijojë në liri deri në përfundimin e gjykimit në të gjitha shkallët e gjyqësorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button