Liderët koreanë bisedojnë për denuklearizimin (VIDEO/FOTO)

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jea-in dhe lideri verikorean, Kim Jong Un kanë pasur bisedime “serioze dhe të sinqerta” mbi denuklearizimin, ka njoftuar zëdhënësi i Presidencës jugkoreane.

Kim Jong Un u bë lideri i parë i Koresë së Veriut që shkeli në territorin e Koresë së Jugut, që prej përfundimit të Luftës Koreane më 1953, transmeton REL.

Kim kaloi vijën kufitare më 9 e 30 sipas kohës lokale, për t’u takuar me presidentin jugkorean, Moon Jea-in, i cili po mban një samit për të diskutuar denuklearizimin në Gadishullin Korean dhe për të ndërtuar marrëdhënie paqësore mes dy vendeve.

Kim Jong Un bëhet lideri i parë verikorean që shkelë në territorin e Koresë së Jugut që prej Luftës Koreane më 1953
Kim Jong Un bëhet lideri i parë verikorean që shkelë në territorin e Koresë së Jugut që prej Luftës Koreane më 1953

“Në samit, dy liderët kanë pasur diskutime serioze dhe të sinqerta mbi mënyrën për denuklearizimin në Gadishullin Korena, për të ndërtuar paqe të përheshhme dhe për zhvillimin e marrëdhënieve Jug-Veri”, citohet të ketë thënë Yoon Young.

Dy palët janë duke punuar në një deklaratë të përbashkët, e cila do të publikohet në fund të samitit, ka shtuar ai.

Moon dhe Kim shtrënguan duart kur u takuan në kufi mes dy shteteve. Dy liderët më pas kaluan në territorin e Koresë së Veriut për t’u nisur më pas për në Jug, ku dhe mbahet takimin.

Takimi i parë ndërmjet dy liderëve është mbajtur në Shtëpinë e Paqes, që gjendet në fshatin kufitar, Panmunjom.

Liderët koreanë në fshatin kufitar Panmunjom
Liderët koreanë në fshatin kufitar Panmunjom

Përpara këtij takimi, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka paralajmëruar se komuniteti ndërkombëtar duhet të mbajë në fuqi sanksionet ndaj Koresë së Veirut derisa të shihen “ndryshime konkrete” në veprimet e Veriut, duke shtuar se nuk duhet të ketë zbutje të presionit ndaj Phenjanit.

“Derisa të shohim ndryshime konkrete në verpimet e Koresë së Veriut, ne duhet të vazhdojmë presionin dhe sanksionet”, u ka thënë gazetarëve në Bruksel shefi i NATO-s.

Samiti – i treti pas dy takimeve të mbajtura më 200 dhe 2007 – do të pasohet me një takim në mes të Kim dhe presidentit amerikan Donald Trump, që pritet të mbahet muajin e ardhshëm ose në fillim të qershorit.

Tensionet në rajon u përshkallëzuan vitin e kaluar, pasi Koreja e Veriut kreu një sërë testesh të raketave balistike dhe teste bërthamore, ndërkaq Kim dhe Trump shkëmbyen kërcënime dhe ofendime.

Por, në fillim të këtij viti, Kim nisi një program të papritur diplomatik, i cili përfishnte pjesëmarrjen e Veriut në Olimpiadën Dimërore që u mbajt në Korenë e Jugut.

Në delegacionin e Koresë së Veriut është edhe motra e Kim, Kim Yo Jong, e cila kishte marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore.

Të dy liderët do të mbjellin një pishë që daton nga viti 1953, kur dhe armëpushimin për Luftën Koreane u nënshkrua.

Kim dhe Moon më vonë do të marrin pjesë në një banket që do të pasohet nga një ceremoni lamtumirëse.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button