Ibra shumë pranë PSG-së

Mino Raiola, agjenti i sulmuesit Zlatan Ibrahimovic, shpreson se sulmuesi shumë shpejt do ta kompletojë transferimin e tij te Paris Saint-Germain.

“Njerëzit më pyesin çdo ditë nëse është 90 apo 99 përqind e sigurtë se Ibra do të kalojë te PSG, por këto përqindjet nuk më interesojnë. Mënyra se si i shoh gjërat, është nëse kemi marrëveshje apo jo. Nuk ka asgjë mes kësaj”.

“Sot asgjë nuk është arritur. Ne do të punojmë në këtë drejtim. Unë insistoj në një pikë: Në një kontratë, ku secili detaj është me rëndësi. Por, shpresoj të gjej pajtueshmëri me PSG-në. Këtë fundjavë kemi reflektuar shumë”, është shprehur Raiola./portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button