Gjykatësja e dënoi me 1.000 euro avokatin e Ismet Gurit

Gjykatësja Ola Risteva e dënoi me 1.000 euro avokatin Elenko Milanov, i cili e përfaqëson Ismet Gurin në rastin “Titanik 3” sepse nuk u paraqit në seancën e sotme, transmeton Portalb.mk.

Për shkak mungesës së tij është shtyrë seanca. Milanov nuk u paraqit në seancë sepse në të njëjtën kohë ka pasur të caktuar seancë tjetër në një rast tjetër në Tetovë.

Ndryshe, në këtë rast deputeti dhe koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Ejup Alimi dhe anëtari i komisionit zgjedhor komunal të Çairit, Ismet Guri akuzohen për shkatërrim të materialit zgjedhor.

Kjo është lënda e parë e ekipit të Janevës ku gjykohen funksionarët e BDI-së. PSP për to ka kërkuar edhe paraburgim, por ato janë ankuar te Gjykata e Apelit, ku në vend të masës së paraburgimit, gjykata ua mori pasaportat.

Prokurorja, Fatime Fetai në seancë publike në Gjykatën e Apelit deklaroi se dëshmitarët e Prokurorisë Publike kanë frikë nga deputeti i BDI-së, Ejup Alimi. Ata kanë thënë se Alimi është njeri i fortë dhe është pjesë e BDI-së që është në pushtet. Alimi ka thënë se edhe nëse e burgosin në vend të huaj do të ikë dhe do të kthehet në Maqedoni dhe do të jetë i pranishëm në procedurën që zhvillohet kundër tij.

Ismet Guri është falur nga presidenti, Gjorgje Ivanov pikërisht për këtë rast.

Seanca e kaluar është shtyrë për shkak se ishte në Shqipëri për vizitë zyrtare.

Pranohet akuza e PSP-së, Alimi dhe Guri të BDI-së do të gjykohen për “shkatërrim të materialit zgjedhor”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button