Publikohet incizimi për tentativë vrasjen ndaj Selës, Kire Georgievski me këmbë e ka goditur Selën në kokë

Deri sa Ziadin Sela ka qenë i shtrirë përtokë, pa treguar shenja për jetë, njëri nga dhunuesit i është afruar dhe me një goditje të fortë i ka rënë në kokë.

Pas goditjes së fortë, të akuzuarit tjerë që kanë qenë afër Selës janë përpjekur ta krehin dhe në atë moment Sela ka marrë edhe goditjen e dytë nga Oliver Osavkovski i cili me këmbë e ka goditur në shpatull. Pastaj përsëri është kthyer i akuzuari Kire Georgievski i cili sipas gjykatëses ka qenë në mënyrë agresive por nuk e ka goditur përsëri, transmeton Portalb.mk.

Këto minuta kritike janë regjistruar edhe nga i akuzuari Osavkovski, që gjithashtu janë prezantuar, por kur kanë ndodhur goditjet ai e ka incizuar dyshemenë. Megjithatë nga pas dëgjohet një zë i goditjes dhe thirrje mos e godit, mjaftë më!

Pastaj është krijuar turmë rreth Selës dhe më pas kamera e Osavkovskit nuk e ka kapur më pamje.

Goditja e fortë ndaj Selës është regjistruar nga një nga kamerat e sigurisë të Kuvendit me 27 prill. Pasi që është prezantuar incizimi, gjykatësja konstatoi se i akuzuari Kire Georgievski është ai që e ka goditur Selën në pjesën e kokës.

Kjo ndoshta është goditja e fundit që e ka marrë Sela sepse më pas është fshehur në një nga zyrat, ndërsa më vonë është evakuuar nga Kuvendi.

Ndryshe, sot për shkak obligimeve të punës, kryeministri Zoran Zaev nuk dha dëshmi në seancën e sotme për tentativë vrasjen ndaj deputetit Ziaedin Sela që ndodhi me 27 prill të vitit të kaluar. Gjykatësja Sllavica Andreevska theksoi se Zaev e ka njoftuar gjykatën se nuk mund të merr pjesë.

Sot nuk do të mund të dëshmojë as rojtari i Zaevit, Aleksander Trajkov i cili gjithashtu e ka njoftuar gjykatën se për shkak obligimeve të punës nuk mund të dëshmojë sot.

Përndryshe, për tentim vrasje të Ziadin Selës më 27 prill të vitit të kaluar akuzohen Kire dhe Ceko Georgievski, Oliver Oshakovski, Sasha Senkov, Nikolla Dimitrevski, Aleksandar Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski, Kosta Dellov dhe Stojan Pavllovski – Kobra.

Të gjithë të akuzuarit, në seancat paraprake nuk e kanë pranuar fajin.

Tentativë vrasja ndaj Ziadin Selës është një ndër katër rastet e 27 prill që ka arritur në gjykatë. Vitin e kaluar në maj dënim me kusht për pjesëmarrje në turmë kanë marrë nëntë persona. Në tetor të vitit të kaluar dënim është sjellë edhe për Pançe Angellov, njeriu i cili e ka tërhequr për flokë deputeten e atëhershme dhe tani ministren e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska. Ai e pranoi fajin dhe gjykata e dënoi me katër vite burg.

Mes të akuzuarve në këtë rast janë edhe ish-ministri i Punëve ë Brendshme, Mitko Çavkov, pesë deputetët Johan Tarçullovski, Kërse Mukoski, Luben Arnaudov, Sasho Vasillevski dhe Lupço Dimovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button