Xhaferi: Ligji për gjuhët do të publikohet në Gazetën Zyrtare pa nënshkrimin e Ivanovit

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sonte në TV Telma ka deklaruar se ligji për gjuhët do të hyjë në fuqi edhe pse nuk e dekreton presidenti Gjorge Ivanov, njofton Portalb.mk.

“Ligji do të shpallet pa nënshkrim të presidentit, pasi që ai refuzon, ndërkaq Kushtetuta ka dispozitë përkatëse me çka i obligon bartësit e funksioneve që ta respektojnë Kushtetutën dhe të mos i pengojnë institucionet tjera të punojnë. Presidenti për atë një ditë do të japë përgjegjësi. Ligjit do të publikohet në gazetën zyrtare me arsyetimin se presidenti refuzon që ta respektojë Kushtetutën dhe ta nënshkruajë ligjin”, tha Xhaferi.

I pyetur se kur do ta dërgojë ligjin në Gazetën Zyrtare, Xhaferi tha se ai është vendim i tij.

Mosdekretimi i ligjit për gjuhët, si munden deputetët dhe Gjykata Kushtetuese ta shkarkojnë Ivanovin?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button