Nora Gjakova e artë e Distria e Krasniqi e argjendtë në Izrael (FOTO)

Xhudistet kosovare arritën të zënë dy vendet e para në Kampionatin Evropian të Xhudos.

Në garën që u mbajt në Tel Aviv të Izraelit, medaljen e artë e mori Nora Gjakova ndërsa të argjenën Distria Krasniqi.

Këto fitore i konsideroi tejet të rëndësishme, Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, transmeton Kallxo.com.

Ai përmes një statusi në Facebook tha se fitorja e këtyre vajzave i ka bërë të gjithë krenarë.

“Një lajm i gëzueshëm, por edhe promovues për shtetin e Kosovës, na erdhi nga Tel Avivi, Izrael.Shpirti luftarak sportiv i Nora Gjakovës i kurorëzuar me medaljen e artë dhe Distria Krasniqit me medaljen e argjendtë në Kampionatin Europian të Xhudos, na bëri të gjithëve krenarë”, shkroi Haradinaj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button