Kjo është pjesa më produktive e ditës

Në qoftë se vendimi që kishit marrë për këtë vit ishte: të rrisnit nivelin e produktivitetit në punë, atëherë Priceonomics ka një lajm për ju. Kjo  kompani që meret me marketing, për dy vitet që lamë pas , kreu një studim ku vëzhgoi dhe doli në përfundime të sakta, se në cilën pjesë të vitit punonjësit ishin më produktiv. Konkluzionet e këtij studimi na treguan se dita më produktive e javës është e hëna(ku kryhet 20.4% e punës së javës). Ora më produktive e ditës është 11:00 paradite dhe muaji më fitimprurës është tetori. Kjo do të thotë se në orën 11, të hënën, në tetor, produktiviteti arrin pikën e tij kulminante.

Nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se ne bëhemi sa vjen e më pak të dobishëm pas pushimit të drekës.

Nuk është për t’u çuditur që e premtja doli dita më pak produktive nga të gjitha, ndërsa midis muajve, janari duket se  ka  efikasitetin më të ulët. Mjaft  komik është  fakti që, ndërkohë që në vjeshtë jemi shumë të përqëndruar, në dimër ndodh e kundërta. Pra, nëse ndiheni pak i hutuar këto ditë, mos u shqetësoni sepse nuk jeni i vetmi./horizonti.al

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button