Ka filluar procedura për shkarkimin e gjykatësve suprem që e lan të arratiset Sead Koçani

Gjykatësi i Gjykatës Supreme, Xhemail Saiti ka marrë njoftim nga Këshilli Gjyqësor në lidhje me propozimin e shkarkimit e gjykatësve të cilët kanë vendosur për lirimin nga paraburgimi të biznesmenit të afërt me VMRO-DPMNE-në, Sead Koçan, edhe pse ai ka qenë në arrati. Saiti është në mesin e gjykatësve që ka vendosur për Koçanin, njofton Portalb.mk.

Kryeministri Zoran Zaev dhe Xhemali Saiti

“Për mua mund të them se kam marrë informim. Tani rrjedhin afatet për përgjigje ndaj asaj dërgese. Shpresoj që do të gjejmë, thënë kushtimisht në “sallë gjykuese” në Këshillin Gjyqësor dhe atje do të përballemi me argumentet në lidhje me kërkesën e Këshillit të Fakteve”, deklaroi sot Saiti gjatë publikimit të botimit “Analiza juridike”.

I pyetur nëse ai ka votuar “kundër”, Saiti tha se nuk do të tregojë se si ka votuar, pasi që ajo ngelet në korniza të respektimit të dispozitave ligjore.

“Kryesisht edhe si kryetar i Shoqatës së Gjykatësve vlerësoj se gjykatësit nuk duhet që të mbajnë përgjegjësi për vendimet gjyqësore në lidhje me veprimin, por ngelet të shihet në situata konkrete se cili është qëndrimi i Këshillit Gjyqësor dhe cilat janë gjetjet e tyre në lidhje me këto lëndë. Unë nuk hyj në kompetencat e tyre, ata i kanë kompetencat që të veprojnë dhe do të shohim se si do të jetë rezultati”, tha Saiti.

Jovo Vangellovski
Jovo Vangellovski

Këshilli Gjyqësor ka dërguar njoftim edhe deri te kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski dhe katër anëtarëve tjerë, të cilët e kanë liruar nga paraburgimi biznesmenin në arrati Sead Koçan, transmeton Portalb.mk.

Ndryshe, i dyshuar për krim financiar prej 17 milionë eurove në lëndën “Trust” të Prokurorisë Speciale, Sead Koçan, është arratisur për më shumë se dy muaj, për të ikur nga paraburgimi. Megjithatë, edhe pse sipas praktikës, për personat që arratisen duhet të kenë rrethana rënduese, e kundërta ndodhi me afaristin e afërt me VMRO-DPMNE-në, i cili kur arriti që të kthehet nga “udhëtimi zyrtar”, kryetari i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, e liroi atë.

Dhënia e mundësisë për arrati nuk ka qenë vetën në rastin e Koçanit. Gjykata e Apelit në Shkup dhe Gjykata Supreme u ka dhënë një javë ditë që agjentët e akuzuar Goran Grujovski dhe Nikolla Boshkovski të kenë mundësi që të mos jenë në shtëpi kur Policia do t’i kërkojë që t’i dërgojë në paraburgim. 8 ditë ata nuk u paraburgosën, edhe pse ligji për procedurë penale shkruan se pas shqiptimit të masës ata menjëherë duhet të arrestohen, pa zvarritje. Në ligj shkruan se “ankesa e të akuzuarit nuk e prolongon zbatimin e masës së paraburgimit”.

LEXO: Gjykatësit u kanë dhënë një javë që të akuzuarit Grujovski dhe Boshkovsi të mos i gjejë policia

Në Maqedoni askush nuk dënohet për arratisje

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button