Tualetet publike, shumë të rrezikshme! Çfarë duhet të bëni që jeni më të sigurt?

Të ulesh apo të mos ulesh – kjo është pyetja. Dashuri për trupin tuaj do të thotë të kujdesesh për shëndetin tënd dhe kur jeta të vendos në një situatë ku ka vetëm 2 opsione – tualeti publik ose…, natyrisht, zgjedhim të keqen më të vogël. Ne vendosëm të gjejmë më shumë për këtë problem delikat dhe të shohim nëse tualetet publike janë aq të rrezikshme sa mendojmë, shkruan Bordo.al. 

Bright Side ka bashkuar disa rregulla që do t’ju ndihmojnë që të shkoni në tualete publike në mënyrë të sigurt.

Vendet më të rrezikshme janë ato që duken më të sigurta

Mund t’ju duket e çuditshme, por vendi më pak i sigurt në tualet është lavamani. Kjo për shkak se ai nuk pastohet aq shpesh. Më vonë, shkencëtarët nga Arizona dolën në të njëjtin përfundim: vetëm 19% e të gjithë baktereve në banjo mund të gjenden në tualet ndërsa pjesa tjetër mund të gjenden në vaska dhe lavaman. Gjithashtu, ekzistojnë koloni të tëra të baktereve në dysheme, mure.

Kushtojini vëmendje detajeve

Kur shkoni në tualet publik, kushtojini vëmendje disa detajeve, para se ta përdorni atë. Në tualetin e duhur, duhet të ketë sapun, letër higjienike dhe orarin e pastrimit në mur. Kontrolloni vetë orarin: data duhet të jetë sot dhe intervalet kohore duhet të jenë jo më shumë se disa orë larg.

Bëni kujdes me zgjedhjen tuaj!

Është e habitshme, por sipas shkencëtarëve, kur ka vetëm dy kabinat në një banjë, njerëzit kanë më shumë gjasa të zgjedhin të dytën. Pra, kur të hyni në një banjë publike, shkoni në kabinë e parë. Pak njerëz kanë qenë atje, kështu që do të jetë më e pastër.

Zgjidhni vendin e duhur për të lënë gjërat personale, si çantën apo celularin

Nëse keni nevojë për të lënë diku çantët- lëreni jashtë tualetit. Por nëse nuk keni zgjedhje dhe askush nuk e mban çantën tuaj, mos i vendosni gjërat në dysheme. Vendi më i sigurt është rezervuari i tualetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button