“Kurir” dhe “Republika” prej tani me pronar të njëjtë hungarez

Portali “Kurir” prej sot ka edhe një pronar, ajo është firma “Adinamik media” e cila javën e kaluar hyri në bashkëpronësi edhe të portalit “Republika”. Ky ndryshim sot ishte publikuar në faqen e Regjistrit qendror, transmeton prizma.mk, përcjell Portalb.mk.

Përskaj firmës së re aty akoma si bashkëpronar qëndron edhe Sashe Stojanovski.

Ai në vitin 2015 e mori “Kurir”-in nga Aco Misajllovski, vëllai I Vllado Misajllovski, atëherë ministër për transport dhe lidhje nga radhët e VMRO- DPMNE-së.

Adresa e firmës së re “Adinamik media”, pronare e së cilës është një hungareze, sipas të dhënave nga Regjistri qendror, ndodhet në po të njëjtën adresë me televizionin Nova të biznesmenit Sead Koçan, në bulevardin Kiro Gligorov 4.

Firma “Adinamik media” është formuar në shtator të vitit të kaluar me depozitim parash prej 18.00 eurove, ndërsa pronar është Agnesh Adinamik nga Budapesti.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button