Traditë e re në Kuvendin e Maqedonisë, shoqërim joformal mes deputetëve dhe ministrave

Kuvendi i Maqedonisë, në mbështetje të Institutit Nacional Demokratik ka sjellë risi – takimin joformal mes deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë së Maqedonisë që u mbajt sot për herë të parë gjatë pauzës së seancës për pyetje deputetësh, njofton Portalb.mk.

Siç sqarojnë nga Kuvendi i Maqedonisë, qëllimi i takimit joformal është që të rritet komunikimi ndërmjet deputetëve dhe anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.

“Qëllimi i kësaj praktike të re është informimi i ndërsjellë për çështjet aktuale, për propozimet ligjore që janë në procedurë, me ç ‘rast në mënyrë të drejtpërdrejtë do të mund të kontribuohet për përmirësimin e propozimeve ligjore, dhe me këtë të ndërtohen edhe institucione më efikase në shërbim të qytetarëve”, tha Xhaferi.

Ashtu sikurse seanca e pyetjeve të deputetëve, edhe takimi joformal do të mbahet gjatë çdo të enjteje të fundit të muajit në pauzën e seancës së pyetjeve të deputetëve.

Në takimin e sotëm nuk morën pjesë deputetët e VMRO-DPMNE-së, për siç thanë ata se: “Pyetjet do t’i parashtrojë publikisht në seancë, e jo në koktel”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button