Kitaroviq: Kroacia e gatshme të ofrojë përvojë dhe ndihmë për Maqedoninë në rrugën drejt BE-së

Kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviq, pas takimit të sotëm me presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, tha se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të shkëlqyeshme dhe se nuk ka çështje të hapura. Kroacia, tha ajo, e përkrah Maqedoninë në rrugën drejt BE-së dhe tha se nga ana e saj do të bëjë gjithçka që në qershor të fillojnë bisedimet për anëtarësim, njofton Portalb.mk.

“Kroacia është e gatshme që ta ofrojë përvojën e saj dhe ndihmën. Dëshirojmë që sa më shpejtë Maqedonia të jetë duke ecur në rrugën drejt BE-së dhe të përshpejtojë nga fqinjët që përpara saj kanë nisur me bisedimet”, tha ajo.

Pasi që pati problem me përkthimin, e një pjesë e fjalimit të saj nuk mundej që të përkthehen në mënyrë simultative në gjuhën maqedonase, Grabar  tha se “mendoj që maqedonasit mirë e njohin gjuhën kroate” – ju tha përkthyesve.

Grabar shpreson që së shpejti të mbyllen bisedimet me Greqinë për emrin dhe kërkoi nga shteti mbështetje për aktivitetet e komunitetit kroat në Maqedoni.

“Pakica maqedonase është e pranuar në Kushtetutën e Kroacisë dhe ka përfaqësues në Kuvend, ndërkaq shteti kroat i financon aktivitetet e shoqatave maqedonase. Nga ky aspekt do të presim mbështetje nga shteti i Maqedonisë për iniciativat për ruajtjen e gjuhës kroate, ndoshta hapjen e një shkolle verore, me çka komuniteti kroat do të lejohet që ta rrit identitetin kulturor dhe nacional”, tha Kitaroviq.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button