Një serb akuzohet për krime lufte në Krushë të Vogël

Në Gjykatën Themelore të Prizrenit, është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës kundër Darko Tashiq për krime lufte.

Në aktakuzë thuhet se Tashiq ka qenë pjesë e forcave paramilitare serbe në fshatin Krushë e Vogël, më 25-27 mars të vitit 1999, transmeton REL.

“Akuzat ndërlidhen me një sulm në fshatin Krushë e Vogël i cili filloi më 25 mars 1999 nga forcat serbe, përfshirë policinë dhe paramilitarët, gjatë të cilit popullata civile i ishte nënshtruar vrasjeve brutale dhe të paligjshme, trajtimit çnjerëzor, vuajtjeve të rënda, ndërrimit të lokacionit dhe zhvendosjes, ushtrimit të masave të frikësimit dhe terrorit, konfiskimit/grabitjes dhe plaçkitjes së pronës, përdhosjes dhe shkatërrimit të trupave të viktimave të agresionit serb, të gjitha këto të kryera gjatë një periudhe dy-ditore”, thuhet në një deklaratë të Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Gjatë sulmit në Krushë të Vogël, i cili zgjati dy ditë, u vranë 113 civilë.

Në nëntor të vitit 2017, i akuzuari Tashiq është arrestuar në bazë të një udhër-arresti ndërkombëtar pasi kishte tentuar të kalonte kufirin nga Serbia për në Kosovë dhe që nga ajo kohë ai është në paraburgim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button