Zgjidhet ‘Miss Holokausti’ (Foto)

Për herë të parë në Izrael është mbajtur gara për zgjedhjen e ‘Miss Holokaustit’, në të cilën të drejtë për pjesëmarrje kanë pasur femrat që e kanë mbijetuar Luftën e Dytë Botërore.

Katërmbëdhjetë femra të moshave ndërmjet 74 dhe 97 vjeç kanë parakaluar nëpër tepihun e kuq në qytetin Haifa dhe kanë folur rreth përjetimeve të tyre gjatë regjimit nazist.

‘Bukuroshja’ e garës është zgjedhur 79-vjeçarja, Hava Hershkovitz, me prejardhje nga Rumania.
Megjithatë, ky organizim nga nxitur kontroversitet. Derisa organizuesit kanë thënë se kjo garë nderon jetën, kritikën e kanë karakterizuar si mjaft ofenduese. /Telegrafi

Lajme të ngjashme

Back to top button