Dita Botërore e Vallëzimit, “Ilirida” sjellë festivalin e parë folklorik për fëmijë (FOTO)

Me rastin e Ditës Botërore të Vallëzimit – 29 prillit, Ansambli i këngëve dhe Valleve “Ilirida” në Shkup do të sjellë festivalin e parë folklorik për fëmijë “Brez pas brezi”, njofton Portalb.mk.

Festivali do të nis në ora 17:00 në Sheshin Skënderbeu të Çarshisë së Shkupit e ndërkaq aktivitetet e manifestimit do të nisin prej pra 14:00 me defile që do të mbahen duke u nisur nga Çairanasja  për të vazhduar në Çarshinë e Shkupit dhe përfunduar në Sheshin Skënderbeu.

Pjesëmarrës në manifestimin “Brez pas brezi” janë: Ansambli ”Iiliria”, Ansambli ”Bajram Tushi”- Vlorë, Ansambli ”Dëshmorët e Kombit”- Obiliq, Ansambli ”Bajram Shabani”- Kumanovë, Ansambli ”Kemajl Azizi”- Viti, Ansambli ”Shqiponja”- Saraj, Ansambli ”Xheladin Zeqiri”- Tetovë dhe Ansambli ”Emin Duraku”- Shkup i cili njëherit është edhe mysafir special.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button