Gjendet sozia e Donald Trump dhe është një grua (FOTO)

Dolores Leis Antelo është bërë virale në internet, pasi një fotografi e saj filloi të qarkullonte nga një intervistë që ajo kishte dhënë për një gazetë lokale spanjolle, La Voz de Galicia. Intervista ishte për jetën e saj në Nanton, La Coruna, por sapo u publikua në internet fotoja e saj u bë virale, transmeton Revista Class.

Ajo tani quhet Donald Trump i Costa de Morte, që është një krahinë e gjirit Galician. Në një tjetër intervistë, Antelo është shprehur: “Fotoja ime ka udhëtuar shumë larg. Mendoj se është për shkak të ngjyrës time të flokëve”. Kurse vajza e saj është shprehur: “Imagjino sikur të ishim familjarë të Donal Trump”. Fotoja ka me mijëra pëlqime dhe komente dhe njerëzit janë frymëzuar nga kjo për të gjetur foto të njerëzve të tjerë që kanë ngjashmëri me Trump. Me sa duket tani u kthye në lojë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button