“Kurrë se kam parë Madridin më të dobët, mund të kishim fituar 7-2”

Lojtarët e Bayernit janë të zhgënjyer pas humbjes në shtëpi. Ata mendojnë se Bayerni ka mundur të fitojë 5-2 ose 7-2 në “Allianz Arena”.

Real Madridi e ka mposhtur 2-1 Bayern Munichun në “Allianz Arena” me golat e Marcelos e Marco Asensios, duke e bërë të pavlefshëm golin e Joshua Kimmich, që zhbllokoi rezultatin.

Pas ndeshjes, shumë lojtarë të Bayern Munich kanë dhënë mendimet e tyre për humbjen në “Allianz Arena”, sipas të cilëve, është e padrejtë duke parë rastet e shumta që kishin vendasit, transmeton Gazeta Express.

Niklas Sule, që zëvendësoi të dëmtuarin, Jerome Boateng, tha se kurrë nuk e ka parë Realin kaq të dobët dhe se Bayerni është dashur të fitojë me rezultat të thellë.

“Askush nuk do të ishte ankuar nëse kjo ndeshje do të kishte përfunduar 5-2”, tha ai. “Mendoj se kurrë nuk e kam parë Real Madridin më të dobët në një ndeshje në Munich”.

Kurse autori i golit të parë dhe të vetëm të vendasve, Joshua Kimmich, deklaroi se Bayerni është dashur të fitojë me rezultat të thellë ndaj Los Blancos.

“Unë do të thosha 7-2”, u përgjigj mbrojtësi i djathtë. “Mendoj se e keni parë edhe ju ndeshjen. Kishim 2 apo 3 shanse më shumë të pastërta në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë Franck Ribery kishte disa të tilla. Nuk mund ti numëroi shanset, por mendoj se ishin gjashtë apo shtatë të mira”.

Ndërsa ish mesfushori i Madridit, James Rodriguez, gjithashtu u shpreh i zhgënjyer për këtë humbje, duke thënë se Reali shënoi një gol nga dy shanset e vetme që kishte në këtë mbrëmje.

“Kishim shanse shumë të mira dhe ata vetëm dy”, u shpreh ai për Marca. “Jemi shumë të zhgënjyer”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button