Parlamenti armen do të votojë për kryeministrin e ri më 1 maj

Kryetari i Parlamentit të Armenisë, Ara Babloian, tha se legjislatura ka caktuar 1 majin si datë për zgjedhjen e kryeministrit të ri të vendit, pas dorëheqjes së Serzh Sarkisianit nga ky post.

Babloian njoftoi për seancën e posaçme parlamentare pasi Partia Republikane në pushtet është nën presion gjithnjë e më të madh për të dorëzuar qeverisjen te lideri i opozitës, Nikol Pashinian, transmeton REL.

Por, pavarësisht dorëheqjes së Sarkisianit dhe largimit të një partneri të vogël nga koalicioni qeverisës, Partia Republikane vazhdon të kontrollojë shumicën në Parlamentin prej 105 ulësesh.

Pashinian zhvilloi sot takime me fraksione të tjera parlamentare në përpjekje për të siguruar mbështetjen për kanidaturën e tij si kryeministër i ardhshëm.

Pashinian ka udhëhequr protestat që kanë çuar në dorëheqjen e Sarkisianit javën e kaluar.

Ai është zotuar se do t’i vazhdojë ato derisa Partia Republikane të dorëzojë pushtetin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button