Është shtyrë seanca gjyqësore për rastin “Titanik”

Është shtyrë seanca e sotme gjyqësore për rastin “Titanik”, gjegjësisht për parregullsitë zgjedhore për shkak se akoma nuk ka përgjigje pas kërkesës së avokatit Elenko Milanov për përjashtimin e Këshillit gjyqësor, sepse, siç tha ai, prokurorja speciale Katica Janeva publikisht ka thënë se në bisedat e përgjuara ka të përfshirë edhe gjykatës, transmeton Portalb.mk.

Në bankën e të akuzuarve nuk u ulën të akuzuarit Munir Peliq dhe Edmond Temellko sepse gjykata ka dërguar kërkesë që të mos sillen nga paraburgimi shtëpiak, në seancë nuk u paraqit as ish-ministrja Gordana Jankullovska e cila akoma është në pushim mjekësor, siç tha avokatja e saj, Sanja Aleksiq, prej nesër do të dihet se a do t’i vazhdohet pushimi mjekësor.

Në seancë i pranishëm ishte ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili edhe këtë herë vonoi 10 minuta. Seanca e radhës do të mbahet me 2 maj.

Ndryshe, rasti“Titanik” është rasti i parë që e zbuloi PSP, në këtë rast ish-kryministri Nikolla Gruevski, Gordana Jankullovska, Mile Janakieski, Martin Protugjeri, Kiril Bozhinovski dhe 16 të tjerë  janë të dyshuar nga PSP për bashkëpunim kriminal, shkelje të së drejtës së votës, shkelje të lirisë së përcaktimit të votuesve, ryshfet gjatë zgjedhjeve dhe votimit, asgjësimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorimin e mjeteve për financimin e fushatës zgjedhore në vitin 2012.

Avokatët e Gruevskit kërkuan përjashtimin e gjykatësve edhe në “Titanik” për shkak deklaratës së Katica Janevës

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button