Vajgëll: Ekziston mundësi reale për datë për negociata me BE-së në verë

Raportuesi i Maqedonisë në Parlamentin Evropian, Ivo Vajgell në një intervistë për MIA-n vlerëson se ka mundësi reale që liderët e BE-së tashmë në verë të japin dritë jeshile dhe datë për negociata për Maqedoninë.

“Tani duhet të deklarohet Këshilli Evropian. Unë besoj se puna ka shkuar mjaft larg që të mos mund të vendoset në pikëpyetje. Sigurisht, kjo varet, në masë të madhe, nga suksesi i negociatave me Greqinë për emrin. Dhe këtu, negociatorët na mbajnë në pasiguri për një marrëveshje konkrete. Unë mendoj se në këtë situatë nuk është ide e mirë që të publikohen informacione të njëanshme që çorientojnë. Është më mirë që negociatorët të negociojnë në diskrecion”, thotë Vajgëll.

I pyetur nëse ka ndonjë vend anëtarë të BE-së, përveç Greqisë, që do të mund ta bllokojë Maqedoninë për shkak zgjerimit, Vajgëll tha se nuk beson për një skenar të tillë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button