Zidane: Fitore e vuajtur dhe cinike, në Madrid ndryshojmë

Ndonëse Bayerni i Mynihut dominoi sfidën dhe krijoi një sërë rastesh shënimi, në fund ishte sërish Reali i Madridit, që arriti të dalë me fitore nga transferta gjermane.

Vetë tekniku Zinedine Zidane e pranoi se skuadra e tij vuajti shumë sonte, por vlerësoi mbi të gjitha fitoren, që favorizon madrilenët për t’u kualifikuar në finale, transmeton TCH.

“Ishte një fitore cinike, shumë e vuajtur. Gjithsesi, e rëndësishme është që ia dolëm të fitojmë edhe duke vuajtur dominimin e kundërshtarit, apo në mungesë të golave të Ronaldos. Në ndeshjen e kthimit, mendoj se do të shohim një tjetër Real në fushë, ndryshe nga ky sot”, tha Zidane.

Akti i fundit gjysmëfinal mes dy skuadrave, do të luhet të martën e ardhshme, në ‘Santiago Bernabeu’, ku Bayerni do të kërkojë surprizën, ndonëse duket se nuk do të jetë aspak e lehtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button