Zaev: Nëse do kisha dëshmi për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës do t’i publikoja

Pushteti paraprak ka fshehur vrasje, ka bërë burgosje të njerëzve pa dëshmi, nëse do kishim dëshmi Zoran Zaev do t’i kishte publikuar “bombat” deri në fund, ka të dhëna serioze, duke përfshirë edhe bisedën telefonike mes Fejzi Azirit dhe ish-kryetarit të Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta që t’i paguhen subvencionet, u përgjigj kryeministri Zoran Zaev në pyetjen e deputetit Zoran Ilioski të VMRO-DPMNE-së në pyetjen për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, transmeton Portalb.mk.

“Drejtësia dhe shteti juridik funksionon, lufta me korrupsionin është efikase, nga 22 raste të vrasjes vetëm dy nuk janë zbuluar deri më fund, ndërsa hetimi për to vazhdon”, tha Zaev.

Në fillim të seancës së sotme të Kuvendit, në të cilën parashtrohen pyetjet e deputetëve, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi u tha deputetëve të VMRO-DPMNE-së t’i fikin telefonat.

“Deputetët t’i fikin telefonat. Koordinatori i VMRO-DPMNE-së t’u tregojë deputetëve që t’i fikin telefonat.”, tha Xhaferi.

——————————————————————————————————————————–

Në Kuvendin e Maqedonisë sot do të mbahet seancë për parashtrimin e pyetjeve të deputetëve, njofton Portalb.mk.

Në seancën e sotme, e treta me radhë që prej ndërrimit të qeverisë, për herë të parë do të marrin pjesë edhe deputetët e opozitares maqedonase, VMRO-DPMNE-së.

Dy seancat e kaluara janë mbajtur po në të njëjtën ditë, të enjten e fundit të muajit, dhe pyetje kanë parashtruar vetëm deputetët e shumicës paralamentare dhe partive opozitare shqiptare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button