Derisa dërgohen porosi nga Vjena, VMRO thotë se nuk janë të përshirë në negociata
Derisa në Vjenë të Austrisë u realizua takimi ndërmjet ministrave të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Greqisë, opozitarja maqedonase, VMRO-DPMNE-ja ka kritikuar Qeverinë e Maqedonisë se nuk i përfshinë në negociatat për çështjen e emrit, njofton Portalb.mk.
Kordinatori i VMRO-DPMNE-së, Dragan Danev ka thënë se Qeveria e Maqedonisë pa konsultimin e tyre është duke negociuar me Qeverinë e Greqisë me kryetar Aleksis Cipras.
Ndërkohë, që ndërmjetësi për çështjen e emrit Metju Nimic pas përfundimit të takimit me shefat e diplomacisë së Maqedonisë dhe Greqisë, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias në Vjenë, theksoi se kanë pasur një diskutim shumë intensiv ku të dyja palët kanë pasur respekt të ndërsjellë.
Nimic: Të dyja palët të përkushtuara për gjetjen e zgjidhjes (VIDEO)